Me shume te sheruar se te infektuar, si paraqitet sot situata epidemiologjike |Lajme-News

2020-11-05 3

Numri i personave të shëruar nga Covid-19 vijon të jetë më i lartë se numri i të infektuarve për të katërtën ditë radhazi.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar të infektuar 101 persona, ndërsa numri i të shëruar është 119 persona.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore 51 të infektuar në Tiranë, 10 raste në Lezhë, 5 raste në Kamëz, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Krujë, Durrës, Korçë, Kavajë, Gjirokastër, Vorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Kukës, nga 1 rast në Has, Lushnje, Mirditë, Mat, Vau i Dejës, Gramsh, Shijak.

Fatkeqësisht, nga sëmundja kanë humbur jetën 5 persona; një 62-vjeçar nga Gjirokastra, një 66-vjeçar nga Burreli, 72-vjeçar nga Elbasani, një 87-vjeçar dhe një-92 vjeçare nga Tirana.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 178 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 7 pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 45 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange